E mitura sulmohet seksualisht në shtëpinë e saj në Prizren
Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga një person.
Atje një grua bashkë me vajzën e saj kanë denoncuar në polici një burrë, i cili, sipas nënës së të miturës, e ka sulmuar seksualisht të bijën e saj.
Për më tepër, policia bën të ditur që ajo ka deklaruar se këtë sulm i dyshuari e ka kryer derisa kishte qenë në shtëpinë e tyre.