Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik, nënshkruhet marrëveshja

Komuna e Prizrenit njofton se është nënshkruar marrëveshja për teleferikun e Prizrenit.

Në komunikatë thuhet:

Fillim i mbarë për Prizrenin pasi u arrit marrëveshja për projektin e madh të cilin do ta shijojnë të gjithë, pa dallim moshe.

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, përfaqësuar nga Fisnik Reçica, nënshkruan sot marrëveshje tri palëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Ky projekt do të ndikoj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyçe të Komunës.

Kalaja e Prizreni, përveç një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të Kryeqytetit Historik të Kosovës.

Ndërsa Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj në Facebook, teksa shkroi:

 “Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *