Ec Ma Ndryshe: Praktika e ndërhyrjeve të paautorizuara në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon
OJQ ” Ec ma ndryshe”, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka reaguar për ndërhyrje të paautorizuar sërish nga komuna në Qendrën Historike të Prizrenit.
Reagimi i plotë:
Së fundmi një veprim i tillë ka ndodhur në Urën e Arastës. EC Ma Ndryshe përkujton se sipas legjislacionit në fuqi për çdo ndërhyrje në infrastrukturën e Qendrës Historike të Prizrenit nevojitet pëlqimi i QRTK-së. Prandaj sërish i bën thirrje të gjitha institucioneve relevante që në raport me Qendrën Historike të Prizrenit të ndërmarrin veprime për respektimin e ligjshmërisë, ashtu që shkeljet e tilla në këtë zonë mos të përsëriten më.