Egzona Hoxhaj: Me ardhjen e PDK-së dhe Shaqir Totaj në krye të komunës së Prizrenit, fshatit Gjonaj do ti kushtohet kujdes I veqantë!

Pjesa më e bukur e fshatit ku supozohet se fshati Gjonaj ishte aty në bazë të burimeve arkeologjike e dëshmive që ekzistojnë e kurr nuk u morën me to, së fundi kalon në degradim dhe shkatërrim total. Aty perveç hudhjes së mbeturinave që shëmton natyrën, për çudi nisin edhe prerjet e pyjeve në mënyrë të papame.

Duhej të di komuna që aty është vendbanim arkeologjik dhe të ndalohej grryerja e dheut dhe degradimi i natyrës.

Edhe pse kryetari ka ardhur shumë shpesh në Gjonaj me dashje apo nuk diti kush që ta informoj me historinë e këtij lokaliteti është për tu habitur edhe nga kandidatet e Hasit, ku ata duhej të dalin nga strofulli i shkapëderdhur, që një kohë të gjatë. Kandidatët e Hasit duhej t’i tregojn kryetarit te hutuar që aty afër është edhe rruga mesjetare që në vend që të rehabilitohej ajo po merre shkaterrimin nga dora e njeriut.

Nga neglizhenca e komunes edhe bagëtia dhe kullosat e tyre janë të mbuluara me mbeturina të shumta.

 E sa i perket investimit në sport le për tu dëshiruar sipas ti. Premtime gjatë fushatës por edhe gjatë katër viteve qeverisje për ndërtimin e stadiumit, por si gjithmonë premtime të dështuara!

Ndërsa me ardhjen e Pdk-së dhe z. Shaqir Totaj në krye të komunës së Prizrenit, kësaj pjese të fshatit Gjonaj do ti kushtohet kujdes I veqantë!

#BashkëPërPrizrenin

#ShaqirTotaj ✅

#EgzonaHoxhaj 18 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *