Ejup Jakupi, një jetë e tërë në sport: 50 VJET ME FUTBOLLIN E PËR FUTBOLLIN
Prizreni ka pasur dhe ka shumë sportistë e dashamirë të sportit që kanë kontriubuar ndër vite për sportin dhe sportistët, madje edhe në kohë dhe rrethana të ndryshme. Njëri ndër ta është Ejup Jakupi. Jupi, siç e njohim ne të gjithë, ka qenë futbollist dhe veprimtar i futbollit për plot pesë dekada. Ky sot shënon një ditë të veçantë në jetën e tij. Pse?
“Në ditën e sotme, pra para plot 50 vjetëve, më 28 gusht 1972 u regjistrova si junior i KF Liria. Aty lujata dy vjet. Më pas kalova tek ekipi i të rriturve të KF “Progres-Eksport”, ku vazhdova deri në vitin 1979. Po këtë vit u riktheve në KF “Liria” dhe aty luajta tre vjet. Në vitin 1982-1984 përsëri qeshë rkthyer në fole të vjetër, kur edhe e përmbylla karrierën si futbollist aktiv”, na kujton rrugëtimin e tij ish-mbrojtësi eksploziv i Lirisë dhe i Progres-Eksportit.
I përkushtuar ndaj sportit më të popullarizar, Jupi nuk u ndal së kontribuari. Ai, pasi u largua nga loja vepruese e futbollistit, iu përkushtua një zeje tjetër – atij të gjyqtarit, duke dhënë kontribut të madh edhe gjatë viteve të pavarësismit të sportit kosovar, kur futbollistët, trajnerët, gjyqtarët dhe shikuesit ballfaqoheshin edhe me dhunën e regjimit serb.
“Po, në vitin 1984 fillova të drejtoj ndeshje dhe për 20 vjet kam qenë gjyqtar i futbollit, pastaj në kryesi të Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Prizrenit, kryetar i kësaj Shoqate dy herë, delegat në FFK. Gjatë kësaj kohe kam pasur momente tejet ineresante, mirëpo do t’i veçoja këtu sidomos vitet e 90-ta, kur drejtonim ndeshje në futbollin e pavarur dhe kur ballafaqoheshim me policinë serbe ku jo rrallë na ndërprisnin ndeshjet dhe na keqtrajtonin…”
Në vitin 1995, në ato rrethana të lartpërmendura, KF “Liria” shpallet kampione e Kosovës. Pa dyshim, kontribut për këtë ka dhënë edhe Jupi.
“Po, ndoshta pak vetë e dinë, por atëbotë unë isha bashkëtrajner me Sinan Osmanin kur ne u shpallëm kampion të Kosovës. Kjo ishte një ndjenjë e papërshkrueshme për të gjthë ne…”, kujton Ejup Jakupi, i cili pas luftës ka dhënë kontriubutin e tij si vëshgues në FFK me ekipet e të rriturve, por edhe me gruposhat e reja.
Ejup Jakupi nuk ndalet, vazhdon të jetë aktiv edhe tani kur bi supe ka 67 vjet.
Bisedoi: Vllaznim Bytyçi