Ekoregjioni e ka një njoftim për konsumatorët

Ekoregjioni njofton për nder të festës së “Vitit të Ri”, me datë 01.01.2021, ditë e Premte: K.R.M EKOREGJIONI SH.A – Njësia Operative në Prizren, nuk do të kryejë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave  sipas planit dinamik.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar ju njoftojmë se për nder të festës së “Vitit të Ri”, me datë 01.01.2021, ditë e Premte: K.R.M EKOREGJIONI SH.A – Njësia Operative në Prizren, nuk do të kryejë shërbimin e grumbullimit të mbeturinave  sipas planit dinamik.

Grumbullimi i mbeturinave në zonën tuaj të shërbimit do të bëhet ditën e Shtune, përkatësisht me datën 02.01.2021.

Ky ndryshim i planit dinamik vlenë vetëm për festën e Vitit të Ri. Nga java e ardhshme grumbullimi mbeturinave do të vazhdon sipas planit dinamik të shërbimit.

Urime festën e Vitit të Ri. Qoftë një vit i mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *