Erdogan falenderon Shqipërinë, Kosovën dhe vendet tjera për solidarizimin pas tërmetit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan falënderoi sot Shqipërinë dhe vende të tjera, si Kosovën, Maqedoninë e Veriut, për gatishmërinë për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin.

“Falënderoj Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha vendet mike, që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi ai në Twitter, raporton ATSh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, janë konfirmuar 28 viktima nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 6,6 në rajonin e Detit Egje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *