Farie Hasani: Ata që ishin të parët, të parë do të mbesin, që i dolën zot atdheut
Farie Hasani, nëna e Nait Hasanit, në një shkrim në Facebook, thotë se ata që ishin të parët,të parë do të mbesin, që i dolën zot atdheut. Shkrimin e shqëron me disa fotografi.
Postimi i plotë:
Historia nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam.
Ata që ishin të parët, të parë do të mbesin, që i dolën zot atdheut.
Ata ishin një grup i vogël në vitet 90-ta UÇK, pastaj u bë e gjithë Kosova, e që emrat e tyre do të shëndrisin në flamur e do të kthehen në tokën e tyre krenar.
Nuk mund të denohet një popull i okupuar e as një ushtri që kërkon lirinë e vatanit. Këtë le ta dij Evropa se kemi gjak dardani nuk lejojm t’na përbuzni historin me legjendarin Adem Jasharin.
Drejtsia po vonon, por nuk harron…
UÇK-ja i doli zot atdheut, UÇK-ja solli lirinë e vendit!