Policia në aksion kundër lëmoshkërkusëve në rrugët e Prizrenit

Gjatë ditës së sotme drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit.


Lidhur me këtë gjatë aksionit policia, ka ndaluar një person shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Ferizaj.

H.A, i datëlindjes 1984, m/sh/k i cili është hasur duke kërkuar lëmosh ne mënyrë te bezdisshme dhe sjellje arrogante ne rrugën ,, Ekrem Rexha” ne Prizren.

Personi është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore, gjatë kontrollimit i janë gjetur para rreth 266 euro të cilat i ka përfituar gjatë kërkim lëmoshës.

Në lidhje me rastin është njoftuar gjyqtari i Gjykatës Themelore Divizioni për Kundërvajtje i cili ka rekomanduar që të dyshuarit ti sekuestrohen parat dhe rasti ti dërgohet Gjykatë për Kundërvajtje në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *