Farie Hasani: Historia nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam
Nëna e Nait Hasanit, Farie Hasani thotë në një shkrim të publikuar në faqen e saj në Facebook se “hitsoria nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam”.
Postimi i plotë:
Historia nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam.
Ata që ishin të parët, të parë do të mbesin, që i dolën zot atdheut. Ata ishin një grup i vogël në vitet 90-ta UÇK, pastaj u bë e gjithë Kosova, e që emrat e tyre do të shëndrisin në flamur e do të kthehen në tokën e tyre krenar.
Nuk mund të denohet një popull i okupuar e as një ushtri që kërkon lirinë e vatanit.
Këtë le ta dij Evropa se kemi gjak dardani nuk lejojmë t’na përbuzni historinë me legjendarin Adem Jasharin.
Drejtsia po vonon, por nuk harron… UÇK-ja i doli zot atdheut, UÇK-ja solli lirin e vendit!