Farie Hasani: Historia nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam

Nëna e Nait Hasanit, Farie Hasani thotë në një shkrim të publikuar në faqen e saj në Facebook se “hitsoria nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos asaj që e përjetuam”.

Postimi i plotë:

Historia nuk mund të shkruhet ndryshe, përpos  asaj që e përjetuam.

Ata që ishin të parët, të parë do të mbesin, që i dolën zot atdheut. Ata ishin një grup i vogël në vitet 90-ta UÇK, pastaj u bë e gjithë Kosova, e  që  emrat e tyre do të shëndrisin në flamur e do të kthehen në tokën e tyre krenar.

Nuk mund të denohet një popull i okupuar e  as një ushtri që kërkon lirinë e vatanit.

Këtë le ta dij Evropa se kemi gjak dardani nuk lejojmë t’na përbuzni  historinë me legjendarin Adem Jasharin.

Drejtsia po vonon, por nuk harron… UÇK-ja i doli zot atdheut, UÇK-ja solli lirin e vendit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *