Faruk Tahiri anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit
Faruk Tahiri pjesë e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Këtë ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prizrenit!
Edhe njëherë ju dëshmuat qytetarin dhe kulturën e lartë që ka Prizreni, vlera këto që me fanatizëm do t’i ruajmë e kultivojmë. Ju na motivuat gjatë gjithë kohës më mbështetje dhe këshilla të sinqerta.
Sipas rezultateve që i kemi, unë do të jem anëtarë i ri i Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Zgjedhja ime në këtë institucion më nderon po aq sa edhe më mbanë përgjegjës për punën dhe angazhimin tim në shërbim të qytetarëve të Prizreni pa dallim bindjeve politike, përkatësisë etnike dhe fetare.
Zgjedhja ime si anëtarë i Kuvendit Komunal në Prizren nga Levizja Vetëvendosje nuk do të thotë se unë jam më i miri nga ju, por më motivon që së bashku me ju të bëjmë më të mirën për qytetin tonë.
Duke mos harruar asnjërin nga aktivistët, kolegë dhe miqtë të cilët më qëndruan pranë gjatë gjithë kohës sa ishim në fushatë me lejoni që të ju falënderojë përzemërsisht për gjithë angazhimin tuaj. Ditët e fushatës janë të regjistruar në memorien time të cilat do të më përcjellin gjatë gjithë kohës, për asnjërin nuk do të jem ndryshe nga ai që keni parë nga unë në fushatë.
Një falënderim të veçantë edhe për Kryetarin Prof. Dr. Mytaher Haskuka dhe Lëvizjen Vetëvendosje që ma dhanë mundësinë të jem pjesë e Listës Fituese.
Ju Faleminderit nga zemra!
#NaPriftEMbara