Kujtim Gashi: “PrizrenFest” krahas festivaleve, padyshim po e rikthejnë Prizrenin në hartën e qyteteve kulturore

Kujtim Gashi, nënkryetar i Komunës së Prizrenit ka thënë se “Festivali “PrizrenFest” krahas festivaleve dhe ngjarjeve tjera kulturore të cilat po mbështeten financiarisht nga Komuna e Prizrenit, padyshim po e rikthejnë Prizrenin në hartën e qyteteve kulturore, marrë parasysh që viteve të fundit ngjarjet kulturore ishin shumë të zbehta në qytetin tonë. Natyrisht, është për keqardhje se si një ngjarje kaq e madhe kulturore nuk ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”.

Postimi i plotë:

Sonte, në Kryeqytetin historik-Prizrenin, për herë të parë, filloi festivali ndërkombëtar i teatrit “PrizrenFest”

Nga sonte e deri më 4 gusht, në shtatë skena të ndryshme teatri, do të realizohen dhjetë shfaqje nga Italia, Rumania, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Përveç shfaqjeve, do të realizohen edhe panele diskutimi, punëtori dhe ekspozita të ndryshme në kuadër të programit plotësues të feativalit.

Festivali “PrizrenFest” krahas festivaleve dhe ngjarjeve tjera kulturore të cilat po mbështeten financiarisht nga Komuna e Prizrenit, padyshim po e rikthejnë Prizrenin në hartën e qyteteve kulturore, marrë parasysh që viteve të fundit ngjarjet kulturore ishin shumë të zbehta në qytetin tonë. Natyrisht, është për keqardhje se si një ngjarje kaq e madhe kulturore nuk ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *