Faruk Tahiri: Me 144 km/orë shpejtësi lëvizim drejt fitores plebishitare!

Me 144 km/orë shpejtësi lëvizim drejt fitores plebishitare!🚀🔥

Sa më shumë që po i afrohemi fundit të fushatës, aq më shumë vije përkrahja e qytetarëve të Prizrenit për të mbështetur kryetarin Prof. Dr. Mytaher Haskuka! Ortakolli është dokumentimi i këtij fakti.

Në vitin 2017 Ortakolli dëshmoi se ndryshimi mund të bëhet. Tani është koha që të vazhdojmë me ndryshimin të marrim forcë dhe njëherë dhe të fitojmë bindshëm më 17 tetor.

Me qeverisjen qendrore në Prishtinë do të zhbllokojmë mbështetjen në komunë gjë që ka munguar në këto 4 vite të fundit, e me shumicën e kuvendarëve në asamble do të zhbllokojmë projektet dhe investimet të cilët deri më sot ishin peng e inateve personale dhe pazareve politike të partive opozitare.

Në thirrjen e Kryeministrit njëherësh edhe Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ai kërkoj që ti ndezim motorët e turbinat deri me datën 17 tetor.

Kryetari Haskuka në këto 4 vite nuk i ndali fare motorët, tani veçse i kemi ndezur edhe turbinat, me 144 km/orë lëvizim drejt fitores plebishitare!🚀🔥

#BashkëQeverisim144 ✔

#FarukTahiri11✔

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *