Rreth 13 mijë biznese nuk ua kanë paguar Trustin Pensional punëtorëve

Numri i bizneseve që nuk i kanë paguar kontribut pensional punëdhënësve të tyre është 12,839, sipas Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK e ka bërë me dije numrin e përgjithshëm të bizneseve në Kosovë që kanë shkelur të drejtën e punëtorëve për Gazetën Express, ndonëse nuk ka sqaruar nëse janë gjobitur ato.

“ATK ka arritur t’i përcaktojë këto biznese dhe numri i përgjithshëm i tyre është 12, 839 biznese”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Zyra për Komunikim me Media e ATK’së.

Kjo Administratë u pati bërë thirrje qytetarëve që t’i denoncojnë të gjitha rastet që kanë dyshim se punëdhënësi nuk u ka paguar kontributet pensionale. Kjo ndodhi pak para se të lëshohej platforma për tërheqjen e 10%-ve nga kontributi pensional.

“ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime”, ka shtuar tutje administrata.

Në total, prej 11 deri më 29 dhjetor kanë aplikuar me sukses 394,978 kontributdhënës me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *