Faruk Tahiri: Organizata IDEA ishte angazhimi ynë i përbashkët për qytetin dhe për të rinjtë tanë

Organizata IDEA ishte angazhimi ynë i përbashkët për qytetin dhe për të rinjtë tanë.

 Së bashku me  Bayram Pomakun i cili vazhdon të jetë Kryetar i shoqatës, Emir Hukallon i cili tanimë ka arritur me krijimin e shtepisë botuese t’i pasurojë lexuesit me mbi 50 tituj librash, dhe Beni Kizollin, ligjërues universitar dhe drejtor i Urbanizmit në Prizren, punuam në drejtim të themelimit të Organizatës IDEA, e cila në vitin 2012 hapi derën e saj për të gjithë të rinjtë.

Kjo derë ishte pikënisja jonë,  punuam me sinqeritet e dashuri për qytetin dhe për të rinjtë tanë, me të gjithë dhe pa dallim. Aktivizmi qytetar, zëri kritik i ndërtuar mbi argumentin ishin premisat tona në këtë rrugëtim.  Sot 9 vite i lumtur që shoh rezultate të prekshme nga angazhimet e secilit këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *