Faturat janë edhe më të shtrenjta se në kalkulatorin e ZRRE-së, aty fshihet pjesa që subvencionohet nga Qeveria

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar dje një kalkulator, përmes së cilit qytetarët mund të llogarisin faturën mujore me tarifat e reja, që janë miratuar dje. Por, në këtë kalkulator s’është përfshirë fare pjesa e subvencionimit nga Qeveria. Fatura duket më e lirë se çmimi real i saj.

Për këtë janë ngritur shqetësime nga qytetarët nëpër rrjete sociale. Ata thonë se çmimet e energjisë janë më të shtrenjta se që paraqiten në kalkulatorin e ZRRE’së, meqenëse aty figuron vetëm vlera e faturës pas subvencionimit.

“Sipas kalkulatorit të publikuar nga ZRRE-ja, energjinë që në Janar 2022 e kam paguar 184.23 EUR -> Muajin e ardhshem do ta paguaj diku rreth 305 EUR -> në Janar 2023 do t’a paguaj 506.16 EUR, nëse hargjohet subvencioni deri në 2023. Nëse nuk jam gabim, ky po që është një “qepim” klasik!”, ka shkruar Imeri.

“Prapaskena e fshehjes se kalkulimit te cmimit real te energjise elektrike sipas kalkulatorit te prezentuar nga ZRRE!

Vlera reale e fatures 120.38 €Vlera qe prezentohet te qytetari 74.49 €Vlera qe e paguan indirekt qytetari 45.90 €”, ka shkruar Kujtim Ajvazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *