FC Prizreni synon Ligën e Parë

Skuadra nga Prizreni, që garon në Ligë të Dytë të Kosovës, FC Prizreni, ka vendosur objektivin për sezonin e radhës në kuadër të garave.

Të drejtuar nga trajneri Bekim Bakaj, FC Prizreni ka bërë të ditur se objektivi i vetëm i klubit për stinorin 2023/24 është sigurimi i Ligës së Parë të Kosovës!

“Në klub këto ditë është duke u punuar rreth transferimeve të reja, me biseda intenzive me lojtarë nga jashtë shtetit si dhe mbrenda Kosovës. Bëhet fjalë për lojtarë shumë kualitativ. Ditet ne vijim do të ju prezantojmë perforcimet e reja, gjithashtu klubi do ti lirojë disa lojtar që kan qenë pjesë e klubit një kohë të gjatë. Njëherit klubi ynë i falenderon per kontributin e tyre deri me tani dhe i uron shum suksese në aventurat e tyre të mëtutjeshme.” — ka mbyllur njoftimin klubi prizrenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *