Festivali “Hasi Jehon” aset e mbrojtur në listën e trashëgimsë kulturore, shpirtërore të Republikës së Kosovës
Me vendim të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Festivali “Hasi Jehon” është shpallur aset e mbrotjur.
Vjollca Aliu, Zyrtare e Ministrisë së Kulturës e lexoi vendimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
“Jam për një përshëndetje pak më ndryshe që në fakt konifrmon të gjitha ato vlera dhe attribute që ky Festival për shumë dekada i mban, i ruan” tha ajo në fillim.
Më pas e lexoi vlerësimin e Misnitrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. dhe vendimin e tij përfundimtar.
“Festivali Folklorik Hasi Jehon konsiderohet si një prej institucioneve unike të ruajtjes, prezantimit, bartjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, shpiretërore të shqiptarëve.
Festivali deri më tani ka luajtur edhe rolin edhe një shkolle educative për ruajtjen, bartjen, promovimin e tarshëgimisë kulturore, shpiërtërore tëk gjeneratat e reja. Festivali Folklorik “Hasi Jehon” konsiderohet si një prej aktiviteteve më unike për prezantimin dhe pormovimin e vlerave të folklorit, të traditës dhe të trashëgimisë kuluturore në përgjithsi.
I njëjti është një aktivitet që edhe më tutje presim që të stimulon bartjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, shpiretërore prej gjenerate tek gjenerata tjetër.
Përfundimisht duke e njohur dhe vlerëuar të gjitha atributete dhe synimin për rujatjen e traditës burimore të folklorit shqiptar, si vlerë e trashëgimisë kulturore, shpirtërore kam miratuar rekomandimin e komisionit që Fetsivali “Hasi Jehon” të listohet si asset i trashëgimisë kulturore, asset e mbrojtur në listën e trashëgimsë kuluturore, shpirtërore të Republikës së Kosovës”.