‘’Festo me zemër jo me armë’’
Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me rastin e festave të funde vitit është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse në zonën e përgjegjësisë.
Gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:
•Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë ligjin duke iu përmbajtur rregullave dhe duke u sjellë me kujdes ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ndikojmë në zvogëlimin e numrit të lëndimeve dhe pasojave nga përdorimi i armëve dhe mjeteve tjera piroteknike.
Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.