Fillimi i vitit shkollor: Policia apelon për kujdes në trafik
Sot, ka filluar zyrtarisht viti i ri shkollor 2024/2025 në tërë Kosovën.
Me këtë rast Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës apelon për një përgjegjësi të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes, shkolla” dhe “Këmbësorë,” është jetike që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal. Fëmijët janë më të brishtë dhe të paparashikueshëm në lëvizje, kështu që shpejtësia e ulët, vëmendja e lartë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore mund të shpëtojë jetë”, thuhet në njoftim.
“Këta fëmijë janë më të pafajshëm dhe më të papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur. Le të fillojmë vitin shkollor me siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim.