Filloi trajnimi treditor në Prizren për aftësim të nxënësve për tregun e punës
Në Prizren, për tre ditë rresht do të organizohet një seminar me ndërmarrësit, instruktorët e shkollave profesionale ” 11 marsi” dhe gjimnazit ” Loyola” dhe nxënës, me trajnues nga Gjermania dhe Bullgaria, në kuadër të projektit të lansimit ndërkombëtar për Edukimin Dual në vendin tonë.
Të enjten, pjesë e lansimit të projektit ndërkombëtar për Edukimin Dual në Kosovë, i cili implementohet nga Oda e Prizrenit në bashkëpunim me shkollën “11 marsi“, “Loyola Gymnasium” dhe Oda e Zejtarëve të Koblenzit nga Gjermania dhe DKA-në, ishin drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndërmarrës dhe nxënës.
Drejtuesit i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, tha se kjo ngjarje ka rëndësi të madhe që nxënësit të aftësohen për tregun e punës në profile të ndryshme.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ndihma më e madhe për vendin tonë është marrja e përvojave nga vendet e zhvilluara, dhe se aktivitete të këtilla janë në shërbim edhe të ngritjes së kapaciteteve njerëzore të komunës sonë.
Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi, tha se kjo Agjenci i kushton rëndësi të madhe edukimit dual, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim dhe interesim pëer punësim të atyre që përfundojnë aftësimin profesional.
Përfaqësuesi i Odës Zejtare të Koblenzit, Emil Vasilev, pati sugjerime për ndërmarrësit e pranishëm, por në radhë të parë për nxënësitE aftësimi profesional përmes kësilloj aktiviteteve po shihet si mundësi e artë për të ardhmen e të rinjve në tregun e punës, thotë nxënësi Endrit Elmazi.
Trajnimi do të mbahet për tre ditë rresht nga 4 instruktorë nga Gjermania dhe një nga Bullgaria./Tv Prizreni