Filloi trajnimi treditor në Prizren për aftësim të nxënësve për tregun e punës

Në Prizren, për tre ditë rresht do të organizohet një seminar me ndërmarrësit, instruktorët e shkollave profesionale ” 11 marsi” dhe gjimnazit ” Loyola” dhe nxënës, me trajnues nga Gjermania dhe Bullgaria, në kuadër të projektit të lansimit ndërkombëtar për Edukimin Dual në vendin tonë.

Të enjten, pjesë e lansimit të projektit ndërkombëtar për Edukimin Dual në Kosovë, i cili implementohet nga Oda e Prizrenit në bashkëpunim me shkollën “11 marsi“, “Loyola Gymnasium” dhe Oda e Zejtarëve të Koblenzit nga Gjermania dhe DKA-në, ishin drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndërmarrës dhe nxënës.

Drejtuesit i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, tha se kjo ngjarje ka rëndësi të madhe që nxënësit të aftësohen për tregun e punës në profile të ndryshme.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se ndihma më e madhe për vendin tonë është marrja e përvojave nga vendet e zhvilluara,  dhe se aktivitete të këtilla janë në shërbim edhe të ngritjes së kapaciteteve njerëzore të komunës sonë.

Ndërkaq, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi, tha se kjo Agjenci i kushton rëndësi  të madhe edukimit dual, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim dhe interesim pëer punësim të atyre që përfundojnë aftësimin profesional.

Përfaqësuesi i Odës Zejtare të Koblenzit, Emil Vasilev, pati sugjerime për ndërmarrësit e pranishëm, por në radhë të parë për nxënësitE aftësimi profesional përmes kësilloj aktiviteteve po shihet si mundësi e artë për të ardhmen e  të rinjve në tregun e punës, thotë nxënësi Endrit Elmazi.

Trajnimi do të mbahet për tre ditë rresht nga 4 instruktorë nga Gjermania dhe një nga Bullgaria./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *