Filluan punimet e fazës së dytë në “Gurën e Poslishtit”
Sot, filluan punimet e fazës së dytë në “Gurën e Poslishtit”, me qëllim të krijimit të zonave turistike për qytetarët e Komunës së Prizrenit dhe turistëve vendës e të huaj.
Me këtë rast, Drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillim Ekonomik, Lirija Bytyqi, potencoi se krijimi i lokacioneve turistike është prioritet i qeverisjes aktuale lokale me synim promovimin e turizmit malor dhe resurseve të Komunës së Prizrenit.