Dekorimet e qyteteve në kohë të festave të fundvitit, KEDS del me një apel

Zyrtarja për media në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Margarita Rashiti, ka folur për dekorimet e qyteteve në kohë të festave të fundvitit.

Ajo, tha se secila dritë, në kohë krize, është pengesë e madhe, por se  nuk munden me ndal gëzimin dhe festën.

Rashiti kërkoi që të kursehet sa më shumë energjia elektrike, nga të gjithë. Madje, ajo shtoi se janë edhe në përpilim të kërkesës që të ndalet edhe ndriçimi publik, ku nuk është i nevojshëm.

Ajo në Klan Kosova shtoi se “siguria është parësore, por ne e kemi të domosdoshme me e marr një vendim të tillë që me u ndal ndriçimi publik aty ku munden”.

Disa komuna, kanë vendosur të mos zbukurojnë me ndriçim, sheshet e tyre, pikërisht për shkak të kursimit të energjisë.

Madje, Ministria e Ekonomisë ka kërkuar të mos ketë ndriçim dekorativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *