Fshehur nën këmbët e shoferit, kapet “Peugot” me 32.7 kg “kannabis” në kufirin Shqipëri-Kosovë

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se përmes një operacioni të koduar “Korridori” kanë arritur të kapin një sasi të lëndës narkotike “cannabis sativa” e cila po tentohej të futej në territorin e Kosovës.

Si rezultat i bashkëpunimit edhe me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kukësit, janë sekuestruar 32.7 kilogram lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe automjeti i tipit “Peugot” me të cilin po bëhej transporti.

Njoftimi i Policisë së Shqipërisë

PKK Qafë Prush

Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Kosovës, lëndë narkotike cannabis sativa.

Operacioni, rezultat i analizës së riskut, të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush, bazuar në inteligjencën policore të siguruar në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Operacioni ka vijuar më pas, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë e Kukësit.

Sekuestrohen rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe automjeti tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *