Futbolli prizrenas në fund të pusit
Futbolli prizrenas dikur e kishte Lirinë në Superligë.
Ka dy vjet që Liria është “përshëndetur” me superligën dhe futbolli prizrenas është në fund të pusit.
Shikuar si problem afatgjatë situate në Liri nuk është e ditëve të sotme.
Në shkollën e futbollit të Lirisë i vetmi “preokupim” është pagesa e 20 eurove në fund të muajit nga prindërit e nxënësve.
Nuk doli asnjë talent nga kjo shkollë dhe si rezultat e kemi rënien e Lirisë nga superliga.
Viteve të fundit “kërkohen” me ngulm futbollistët që do ta fusin Lirinë në superligë, por…
Në fakt zgjidhja nuk duhet kërkuar tjetër kund pos në Prizren.
Ka vite që në Liri nuk del asnjë talent që vlen të dikutohet, që do ta jepte kontributin në Liri dhe për Lirinë.
Shpërndarja e trajnerëve të Lirisë në shkolla të ndryshme të futbollit është një tjetër problem që u lejua t’i ndodh Lirisë.
Duke qenë klub publik Liria do të duhej t’i kushtonte më shumë vëmendje punës me gjenarata të reja.
Talentët e rinj duan përkrahje, duan punë që të mund të shpërthejnë një ditë. Në mungesë të tyre Liria është në ligën e parë pa ndonjë shpresë për të hyrë në Superligë…
Sepse mungojnë talentët…