Gënjeshtrat zgjedhore

Gjithmonë kemi besuar dhe shpresuar në këto gënjeshtra , gjithmonë na kanë dhënë premtime të kota se do kemi vende të mjaftueshme të punësimit dhe të jemi të lumtur me kushtet që na ofron vendi jone.

Si një nënë e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të saj sot po shkruaj nga zhgënjimet që na dhanë njerëzit, të cilëve po ju japim të drejta më shumë se që duhet.

Ndoshta edhe unë nuk po e kuptoj arsyen e rritjes se cmimeve në produktet ushqimore që ndikojnë në bazën e jeteses sonë… ndoshta vetmja punë e cila me duket e pa’arsyeshme.

Ju ndoshta do pyetni veten pse? Por ja ku po jau them një të vërtetë, shumica nga ne nuk kemi pasur fat të jemi të punësuar në sektorin shtetëror, por jemi të detyruar që të punojmë me rrogën më minimale të mundshme në sektorin privat, të cilët “maltretojne” punëtorët e tyre me orare të zgjatura dhe rroga të ulëta, të cilat nuk merren parasysh nga shteti jone i “devotshem”.

Shpresat e fundit qëndronte në partinë e VV-së, të cilët dhanë premtime të pafundme dhe tani po me duken të anashkaluara.

Jam nënë e shqetësuar për të ardhmen e femijëve të mi dhe jo vetem unë por çdo nënë dhe baba tjetër, dua që fëmijët të jenë afër meje kur të plakem dhe jo të vdes nga malli e përmallimi për fëmijët e mi.

Rinia po largohet gjithmonë e më tepër nga vendi i tyre për të kërkuar më të mirën larg familjeve të tyre dhe në vende të huaja.

Mjaft më me shpresa të kota dhe mjaft më mashtrime, me vjen shumë keq që jemi bërë edhe ne si popull “biznes” për njerëzit më të medhenj.

S’doli askush që të jetë i përpiktë dhe të mbajë fjalën që jep! Paraardhësit tonë do kishin turp nga ju, kemi luftuar me vite me rradhë që të jemi rehat dhe të barabartë në vendin tonë si vëllezër dhe motra, por interesi dhe egoizmi po shkatrron gjithqka që na kanë lanë amanet.

Jemi të detyruar të jetojmë me këto mashtrime sepse nuk jemi të denjë të japim mendimin tonë në fakt mendim te cilin nuk e kërkon askush pasi që fiton karriken!

Andaj lutja ime e fundit do të jetë që të luftojmë për të drejtat tona si popull shqiptar dhe jo gjithmonë të jetojmë si te shkelur nga njerëzit në karrige./ J.E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *