Gjashtë persona të lënduar në dy aksidente trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”
Policia e Kosovës njofton se rreth orës 18:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku të përfshira kanë qenë 4 automjete, tri vetura dhe një kamionet.
Raportohet se në te dy rastet janë të lënduar 6 persona te cilët edhe kanë marr trajtim mjekësor në Prizren.
Njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.
“Apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, përfshirë këtu, kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës ndërmjet automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla apo rrezikimi i sigurisë së përgjithshme në trafik. Policia e Kosovës ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat në trafik po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.