Pse nuk është në listën e LDK-së ish-drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale Fejzë Kabashi, kë e mbështet ai…

Ish-Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën së Prizrenit, Fejzë Kabashi, e mbështet publikisht kandidatin e LDK-së për Kuvendin e Prizrenit Kemaj Gegollaj.

Fejzë Kabashi njofton gjithashtu pse nuk është në listën për Kuvenditn Komunal.

Postimi i plotë:

Po vijnë ditë t’mira✌

Pas shumë pyetjeve që po më bëhen nga miqësia ime e jetës së përditshme dhe ajo e rrjeteve sociale, qoftë nga jeta private e profesionale, qoftë nga ajo publike për dy vite e gjysmë sa isha Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, se  “përse nuk jam në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e 17 Tetorit të këtijë viti ?”, duke e kërkuar mirëkuptimin tuaj ju njoftoj se; Pas shumë e shumë bisedave me miq të mirë, vendosëm t’i sjellim freski e kualitet listës së LDK-së në Prizren. Në konsultime me mikun tim të afërt, i cili më ishte pranë me aktivitetin e tij si një vullnetar i pashembullt në kohen sa isha Drejtor, sidomos kur ishim të mbyllur plotësisht dhe qytetarët e Prizrenit duhej të furnizoheshin me gjëra elementare e ushqimore për t’a përballuar gjendjen e vështirë ekonomike që e solli pandemia tek familjet jo vetëm nevojtare, këto dhe shumë e shumë aktivitete e punë të mira dhe në anën tjetër duke qenë gjithnjë në krahë të kërkesave të bashkëvendasëve të tij e jo vetëm dhe duke qenë një humanist në shpirt dhe materialisht aq sa ka mundësi, më bëri të atillë që vendin tim në listën e LDK’së ta zë  Kemajl Gegollaj 20✅.

Duke u bazuar në këto që i përshkrova më lartë, unë do t’a përkrah direkt Kemajl Gegollaj’n me nr. 20✅, kandidat për kuvendin e Komunës së Prizrenit nga #Lugishta e Hasit, ashtu si të isha vet në nr 20✅ në listen e LDK-së.

Unë së bashku me ekipen fituese e Kemajlin20✅,  do të jemi krahu i Kryetarit Anton Quni për të mirën e Prizrenit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *