Gjenden mbetje mortore në Suharekë, gërmimet po vazhdojnë në këto lokacione

Gërmimet e fundit për të pagjeturit kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Ato u gjetën në Suharekë, vend në të cilën gërmimet ende po vazhdojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ai ka treguar lokacionet se ku po bëhen gërmimet.

‘’Aktualisht jemi në Therandë dhe Prizren, në Prekaz ka përfunduar para dy javë më parë, pastaj e kemi dhe Podujevën në agjendë, edhe Prizren tjetër lokacion. Jemi në pritje nga rezultatet e ADN nga ICMP. Gjithsesi gjetje kemi pas në Therandë’’, tha ai për Front Online.

Hoti ka folur edhe rreth takimit të fundit që kanë pasur delegacionet nga Kosova dhe ai i Serbisë për të diskutuar rreth të pagjeturve.

‘’Siç e dimë, nga data 2 Maj kur edhe është miratuar deklarata për persona të zhdukur në Bruksel, si dhe letra e 1 Qershorit drejtuar Vuçiqit, nuk kemi asnjë informacion të vetëm nga Serbia. Në Gusht 2023 dhe Janar 2024 i jam drejtuar z. Borrellit në lidhje më këtë, dhe ne takimet e radhës mes zv. Kryeministrit Bislimi pritet të ngritët si shqetësim i yni kjo çështje’’ shprehet ai.

Për Hotin takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve nuk ka prodhuar ndonjë agjendë.

‘’Takimi i fundit i jashtëzakonshëm mes delegacioneve, nuk ka prodhu deri me tani agjendë, mirëpo jemi në pritje nga ICRC te miratohen minutat e takimit, dhe pastaj te dhënat e tyre (nga Serbia) presim te na sjellën si agjende gërmimesh. Në fakt, Serbia është arsyetuar që është duke bërë hulumtime në kërkesat tona, siç janë: rrethina e Novipazarit, kthim në Batajnicë, Peruqas dhe Petrovosello. Si dhe lokacionet tjera për të cilat presim informata nga Serbia’’, tha Hoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *