Gjenden mbetje mortore të një personi në varrezat e lagjes ” Arbana”

Të shtunën në varrezat e lagjes ” Arbana” të Prizrenit, janë gjetur mbetjet mortore të një personi, njoftuan zyrtarë të policisë në Prizren.

Shaqir Bytyçi, shef i hetimeve pranë stacionit policor ” Veri” në Prizren, njofton se gjatë ditës së sotme, policia është njoftuar nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit për shërbimin e varrimit të qytetarëve, se gjatë hapjes së një varri në varrezat e lagjes ” Arbana” ata kanë hasur në trup të njeriut të varrosur në mënyrë të pazakonshme, mbështjellur me batanije dhe rroba.

Sipas informacioneve të para, trupi është i dekompozuar, dhe dyshohet se i përket luftës së fundit në Kosovë, njoftoi ai.

Trupi i gjetur dhe i paidentifikuar është dërguar për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *