Gjendet e mituri L.G. nga Prizreni, dërgohet në përkujdesje sociale
e datë 08 Shator 2022 nga familjarët e tij i mituri L. G. I lindur me date 11.09.2008 , nga Prizreni, është raportuar si zhdukur.
Policia e Kosove , konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimin e rastit.
Pas një pune disa ditor ne mbledhjen e informacioneve nga dëshmitarët e mundshëm, me datë 10 shtator i mituri është lokalizuar në Republikën e Shqipërisë.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policin e Republikës së Shqipërisë kanë arrit që të miturin ta sjellin deri në Kosovë, prej nga është marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.