Shaqir Totaj premton përkrahje direkte për bizneset e harruara nga komuna

Kandidati për Kryetar i PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit Kujtim Gashi dhe bashkëpunëtor vizituan disa biznese në zonën industriale në Prizren nga ku Totaj u shpreh: ” Me bashkëpunëtorë, takova disa nga bizneset e suksesshme të Prizrenit për të diskutuar nga afër rreth problemeve e sfidave me të cilat përballen.

Në viziten tek Feplast, Prizren Commerce e Mobileria Muzbeg, shpalosa vizionin tim për një Prizren të zhvilluar, vibrant e me biznese stabile.

Edhe kësaj radhe u përballa me keq qeverisjen e Haskukës. Edhe pse e gatshme që shumë vite, udhëheqja aktuale e komunës nuk ka arritur të funksionalizojë zonën ekonomikë të Prizrenit. Pushtetarët e sotshëm nuk janë kujdesur për bizneset gjatë pandemisë. Por, ndryshimi po vie. Ne do ta përkrahim biznesin vazhdimisht. Me vendime konkrete do ta stimulojmë sektorin e biznesit e punonjësit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *