Gjendet e vdekur një grua në Prizren, Policia nis hetimet

Një grua është gjetur e vdekur dje në rrugën “Tefik Çanga”, në Prizren. Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Tefik Çanga, Prizren 26.01.2024 – 05:12. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *