Gjendet i vdekur në rrugë një person në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ekrem Rexha”, sot rreth orës 14:00 në Prizren.
Bëhet fjalë për një burrë 66 vjeçar.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi për informim Vesel Gashi ka bërë të ditur se rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Policia ka pranuar një informatë se në rrugën Ekrem Rexha, është gjendur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë marrë të gjitha veprimet dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, ka treguar Gashi.
Po ashtu, Gashi tregoi se rastin në polici e kishte paraqitur vëllai i viktimës, i cili kishte treguar se ka humbur kontaktin me të.
“Sipas ankuesit, vëllait të tij thuhet se me të njëjtin e ka humbur kontaktin dhe reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm kurse ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e tij”, tregoi Gashi.