Prokuroria në Prizren: 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *