Gjendet i vdekur një person që jetonte vetëm në një banesë në Prizren, policia hap hetime
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person që po jetonte vetëm në një banesë në Prizren.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Prizren / 01.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.