Gjendet pa shenja jete një 4-vjeçar në Dragash
Një fëmijë i moshës 4-vjeçare është gjetur pa shenja jete sonte rreth orës 20:00 në komunën e Dragashit.
Sipas Policisë, fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.
Uji e kishte bartur trupin nga fshati Blaç deri në fshatin Zgatar.
Rreth 60 banorë të fshatit kishin filluar menjëherë kërkimet dhe kishin arritur ta gjenin trupin e viktimës 1 mijë e 675 metra larg nga vendi ku kishte rënë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Reth orë 20:02 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj