Gastronomët: S’i paguajmë gjobat, partitë politike s’po i respektojnë masat në tubime

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kundërshton tubimet e partive politike në prag të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është e patolerueshme tubimi i qindra personave në tubimet e partive politike në kohë të pandemisë, përderisa ky sektor është dëmtuar me masa rigoroze.

Madje ai ka thënë se nuk do të paguajnë asnjë gjobë të shqiptuar në këtë periudhë për mosrespektim të masave anti-Covid, ngase sipas tij, partitë politike kanë shkelur çdo vendim të marrë nga institucionet.

Gjatë së hënës kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se po respektojnë në përpikëri të gjitha masat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *