Gjermania ashpërson masat, vendi futet në karantinë deri në fund të janarit
Gjermania po futet në karantinë deri në fund të muajit janar. Gjithashtu autoritetet përkatëse kanë vendosur kufizime të reja më të ashpra për të marrë nën kontroll situatën e Covid-19.
Këtë lajm e ka dhënë vetë kancelarja, Angela Merkel e cila i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto masa dhe të kufizojnë kontaktet me njerëzit e tjerë.
“Ne duhet të kufizojmë kontaktin në mënyrë më rigoroze. Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët të kufizojnë kontaktin në minimumin absolut”– u tha ajo gazetarëve pas një takimi me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë.