Gjermania forcon kontrollet në kufijtë e saj tokësorë
Gjermania do të forcojë për 8 deri në 14 ditët e ardhshme kontrollet rreth kufijve të saj tokësorë, në veçanti me Francën, Danimarkën dhe Poloninë, për të luftuar kundër pandemisë COVID-19, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
“Pavarësisht nga vini, Polonia, Franca ose Danimarka, të gjithë duhet të presin që të kontrollohen”, tha ai në një konferencë shtypi.
Këto kontrolle të rastit do të zhvillohen në territorin gjerman, brenda një perimetri deri në 30 kilometra pas kalimit të kufirit.
“Ato do të intensifikohen nga fundjava e gjatë e Pashkës”, shtoi Seehofer, raporton ATSh.
Policia nuk do të jetë në gjendje të kthejë udhëtarët në vendin nga ku ata mbërrijnë, por do të kontrollojë nëse ata kanë një test negativ prej më pak se 48 orësh dhe nëse janë regjistruar në mënyrë elektronike në autoritetet shëndetësore gjermane.
“Përndryshe, ata do të duhet të paguajnë një gjobë”, shpjegoi ministri.
Të gjithë këta udhëtarëve do të duhet t’i nënshtrohen një karantinë prej 10 ditësh, që mund të shkurtohet me një rezultat negativ të testit të kryer në fund të ditës së pestë, siç ka qenë tashmë rasti prej disa javësh për mbërritjet me avion.