Vrasja e 15-vjeçarit, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të rinjtë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për dy të rinjtë që janë arrestuar mbrëmë për përfshirje në vrasjen e 15-vjeçarit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lutfi Morina nga Zyra për Media.

Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *