Gjermania përsëri shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Gjermania përsëri ka shënuar rekord të rasteve ditore, duke ngjallur shqetësime për rëndim të mëtejmë të situatës në krahasim me valën e parë të pandemisë në pranverë.

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19.059 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore u shënua vetëm një ditë më parë – 18.681.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 103 raste të reja fatale. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 10.452.

Qeveria gjermane ka marrë vendim që t’i ashpërsojë masat kufizuese pas rëndimit të situatës. Kancelarja Angela Merkel i kritikoi politikanët populistë të vendit të saj, duke thënë se ata që thonë se virusi është i padëmshmë janë të rrezikshëm dhe se pandemia nuk mposhtet me gënjeshtra e urrejtje.

Ndryshe, rekord të rasteve ditore me COVID-19 të shtunën regjistruan edhe Shtetet e Bashkuara, me mbi 100.000 të infektuar për 24 orë, dhe Ukraina me 8.752 raste për një ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *