Gjesti shembullor i 12-vjeçarit nga Skënderaj: E gjeti portofolin me 2 mijë e 500 euro, menjëherë e dorëzoi në Polici
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një 12-vjeçar nga Skendëraj ka gjetur dje në orët e mbrëmjes një portofol me 2 mijë e 500 euro dhe dokumente, të cilin e ka dorëzuar në Polici.
Në njoftimin e Policisë bëhet em dije se është identifikuar dhe verifikuar personi të cilit i përkiste portofoli dhe se i është kthyer bashkë me paratë dhe dokumentacionin.
“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.