Lëndohet një punëtor në Prizren, dërgohet në QKUK për trajtim

Një person i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një skele në palestër.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Prizren 28.05.2022 – 17:20. Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke punuar në një skele në palestër, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar lëndime trupor. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti ështe duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *