Gjobë 200 euro  28 lokaleve, një është mbyll

Gjatë 24 orëve të datës 25 janar 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.

Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe  lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 97 gjoba  personave fizik, janë dhen 28 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit është shqiptuar një gjobe prej 200 euro si dhe është mbyll një lokal.. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *