Gjykata merr vendim për 21-vjeçaren që tentoi të fus drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim 21-vjeçares nga Prizreni, e cila tentoi të fus substancë të dyshuar narkotike dhe një iPhone në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
E.M u kap mat derisa tentoi t’i japë drogë një të burgosuri që po vuante dënimin në këtë qendër.
Pasi E.M u zbulua nga oficerët korrektues, u njoftua Policia dhe e njëjta u shoqërua në stacion policor, ku gjatë nxjerrjes së aktvendimit për ndalimin policor, ajo kishte tentuar të hidhet nga kati i tretë i stacionit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.