Gjykata vërtetoi kundërligjshmërinë e rrënimit të një pjese të kompleksit ABI Çarshia!
-Sot, Gjykata Themelore në Prizren pas një procesi të gjatë gjyqësor, shpalli aktgjykimin kundër ish zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, ku e vërtetoi kundërligjshmërine e veprimeve të këtyre të fundit me rastin e rrënimit të një pjese të kompleksit ABI Çarshia në vitin 2019.
-Përkundër që me aktgjykim u dënuan vetëm ish-drejtori i inspektoratit dhe ish-inspektorja e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, në anën tjetër me këtë aktgjykim në mënyrë të plotë u vërtetua ajo që e kemi thënë qysh ditën e rrënimit, që veprimet e asaj kohe të zyrtarëve të Komunës së Prizrenit ishin plotësisht të kundërligjshme dhe ato u kryen me vetëdije dhe qëllime të caktuara.
-Legalizimi i tërësishëm i kompleksit të ABI Çarshisë nga vet Komuna e Prizrenit në vitin 2021, dhe tani ky Aktgjykim dënues i Gjykatës Themelorë në Prizren vërtetojnë që ABI Çarshia kishte të drejtë në kërkesat e saj dhe po kërkonim vetëm atë që na garanton ligji. NE gjithmonë do të jemi për respektim të ligjit dhe të së drejtës, ashtu që shpresoj se ky rast do t’i shërbej si mësim të gjithë atyre që tentojnë të abuzojnë me autoritetin e shtetit dhe veprojnë në kundërshtim me ligjin.
-Ju falenderojmë të gjithë atyre që kanë besuar në të drejtën e ABI Çarshisë, duke filluar nga vizitorët, konsumatorët, qytetarët e Prizrenit dhe tërë Kosovës, avokatët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtjen e interesave të ABI Çarshisë, si dhe e vlerësojmë shumë punën e drejtë dhe të ligjshme të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të Gjykatës Themelore në Prizren.
-Sapo të marrim akgjykimin me shkrim në formë të shkruar, i njejti do të analizohet nga avokatët tanë, dhe konform të gjeturave, ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për procedurat tjera të ankesës për të involvuarit e tjerë të cilët u shpallën ta pafajshëm.
Ju falemnderit për mirëkupim!
Me respekt,
ABI Çarshia