U mbajt Akademi Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit dhe intelektualit Masar Shporta

Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit, Masar Shporta, nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është mbajtur një akademi komemorative.

Pjesë e kësaj akademie ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Kryetari, Shaqir Totaj, tha se sot me dhimbje po ndahemi nga atdhetari dhe intelektuali i shquar, Masar Shporta.

Bashkëpunëtori i të ndjerit, profesor Rushit Rexhbeqaj, tha se Masar Shporta për veprimtarinë e tij atdhetare nuk iu ka shpëtuar persekutimeve në kazamatet sllavo- komuniste të kohës, ndërsa kontribut të madh ka dhënë sidomos në mbajtjen gjallë të arsimit shqip gjatë kohës së okupimit të egër të Kosovës gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar nga regjimi serb.

Zyrtari i LDK-së, Haziz Hodaj, para të pranishmëve ka lexuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku,  me rastin e ndarjes nga jeta të Masar Shportës, i cili për disa mandate ka qenë pjesë e Kuvendit të Prizrenit nga radhët e LDK.

Në emër të familjes, ka falënderuar për këtë organizim në nderim të jetës së dhe veprës së babait të tij, Luan Shporta. Atdhetari dhe intelektuali, Masar Shporta, ka ndërruar jetë dje pasdite në moshën 94 vjeçare./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *